“Sirena” spanjolle për Asanin

Futboll

“Sirena” spanjolle për Asanin

Më: 12 janar 2024 Në ora: 13:01
Jasir Asani

Jasir Asani po bëhet gati të bëjë kapërcimin e madh në karrierën e tij.

Paraqitjet e shkëlqyera dhe golat spektakolarë me kombëtaren e Shqipërisë në eliminatoret e fundit, zbuluan talentin e futbollistit edhe në arenën ndërkombëtare.

Vetëm Asani ka pranuar se do të largohet nga Gwangju dhe Korea e Jugut, ndërsa ka oferta nga thuajse të gjitha Ligat e rëndësishme të futbollit europian, teksa njëra prej tyre siç zbulojnë edhe mediat spanjolle vjen nga skuadra e Celta Vigo.

Klubi i La Liga ka kërkuar informacion për futbollistin “kuqezi” dhe nëse gjithçka do të finalizohej, atëherë Jasir Asani do të kishte për herë të parë një skenë të madhe, pas aventurave të mëparshme europiane në Hungari, me skuadrën e Kisvarda dhe në Suedi, me “gjigantët” e AIK.

Duke qëndruar në termat e merkatos, paraqitjet me Kombëtaren e Shqipërisë kanë rritur ndjeshëm edhe vlerën e kartonit të tij, teksa sipas faqes së specializuar “Transfermarkt”, Jasir Asani vlerësohet 1.2 milion euro në tregun e transferimeve..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat