Armend Misini largohet nga Dinamo

Futboll

Armend Misini largohet nga Dinamo

Nga: K.G.. Më: 12 janar 2024 Në ora: 16:18
Armend Misini

Qendërsulmuesi Armend Misini largohet nga lideri i Ligës së Parë të Kosovës, Grupi A, Dinamo e Ferizajt.

Misini ka konfirmuar largimin dhe së shpejti do të përcaktohet për skuadrën që do t’i mbrojë ngjyrat në pjesën e dytë të kampionatit. 

“Nga sot jam lojtar i lirë. 

Falënderoj Dinamon, stafin e trajnerëve, bordin drejtues për korrektesinë gjatë kësaj kohe që kaluam së bashku.

Klubit i uroj suksese në të ardhmen, për të ardhmen time ju njoftoj ndërkohë”, ka bërë të ditur Misini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat