Trajneri i Skënderbeut: Nuk jemi keq

Futboll

Trajneri i Skënderbeut: Nuk jemi keq

Më: 13 janar 2024 Në ora: 16:28
Gvozdenoviç

Ivan Gvozdenoviç, trajneri i Skënderbeut, theksoi pas humbjes së sotme ndaj Egnatias se vetëm një detaj kishte bërë diferencën mes skuadrës së tij dhe skuadrës kryesuese të kampionatit.

“Sot vendos një detaj i vogël, një gabim i vogël, një penallti. Për mendimit tim, loja ishte e barabartë, ne kishim 3-4 raste për gol.

Më i mirë ishte shansi i Rashicës në pjesën ë parë.

Ai ishte vetëm me portierin, kushedi si do shkonte loja. Loja ishte e barabartë, një gabim brenda zonës ishte shumë fatal dhe penalltia e vendosi ndeshjen.

Patjetër nuk jemi të kënaqur me rezultatin, por tani të mendojmë për javën tjetër. Kemi shumë ndeshje e shohim përpara.

Edhe sot ishte Frashëri i sëmurë, por e drejtë që në javën tjetër kemi Ramos e Rabiu me kartonë. Kjo është situata, do gjejmë opsion tjetër, kemi lojtarët dhe do të shohim.

Ideja ishte që të mos lejonim që Egnatia të mos vinte pranë portës por edhe të bënim presion të lartë që të kapnim topin në zona të rrezikshme shënonim. Ishim në ekuilibër, edhe në pjesën e parë, dhe të dytën. Ishte vetëm një humbje perqendrimi dhe kjo e vendosi ndeshjen.

Tani mendojmë për javën tjetër. Ishte gabim individual, por mund ta rregullojmë në stërvitje, edhe me pak eksperiencë. Tani është moment i vështirë për ne, por do e kalojmë se kemi -përballë shumë ndeshje. Filloi faza e tretë, patjetër kemi nevojë për pikët dhe kemi pak presion, por ky është futbolli, do shohim para, nuk kemi opsion tjetër.

Lojtarët nga pankina bënë mirë, edhe Pecani, edhe Sebastine, edhe Nikaj. Ishim afër që të barazonim ndeshjen. Ndoshta mund të bëjmë ndonjë ndërrim më shpejt, por nuk i dihet se si shkon ndeshja.

Për lojtarët në merkato, për momentin kam grupin e fortë, pastaj të shohim se si është situata për merkato. Skënderbeu ka gjithmonë nevojë për përforcime, kemi kohë e të shohim si është situata.

Kemi nevojë për pikët e jemi në situatë jo komode, por prapë, nuk jemi keq e do luftojmë deri në fund”, tha Gvozdenoviç për “MCN” pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat