Struga e Duros “rrëmben” talentin e Gladbahut

Futboll

Struga e Duros “rrëmben” talentin e Gladbahut

Më: 13 janar 2024 Në ora: 22:01
Shaban Zenku

Struga Trim Lum, e Shpetim Duros, gjatë ditës së sotme në mënyrë të veçantë prezantoi talentin kërçovarë, Shaban Zenku, i cili si futbollistë është krijuar te shkolla e skuadrës së njohur gjermane të Borusia Mynshengladbah. 

Ai plotë 4 vite ishte pjesë e Akademisë së skuadrës gjermame duke arritur deri te gjenerata U19-të, dhe kur pritej bashkimi i tij me ekipin e parë, një dëmtim i rëndë, kishte bërë që ai të ndalonte së luajturi për një kohë, mirëpo që dëshira e madhe për futbollin bënë që ai të rikthehet edhe më i fortë, ndërsa edhe përkundër ofertave të shumta që kishte, ai zgjodhi ekipin kampion të Struga Trim Lum. 

Shaban Zenku vlen të përmendet se është një ndër futbollistët e rrallë shqiptarë që ka provuar veten të luaj me tre përfaqësuese, edhe atë me Kosovën, Shqipërinë dhe së fundmi edhe me Maqedoninë e Veriut, duke zhvilluar 7 ndeshje me gjeneratën U19, ku edhe ka realizuar 3 gola.  

Me 19-vjeçarin Zenku, Struga Trim Lum ka nënshkruar kontratë deri qershorin e vitit 2027-të. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat