Bilbao fiton derbin e “Baskëve”

Futboll

Bilbao fiton derbin e “Baskëve”

Më: 13 janar 2024 Në ora: 22:06
Bilbao

Është padyshim ndeshja më e rëndësishme e sezonit, për “Baskët” e Athletic Bilbao.

Këta të fundit kanë arritur një fitore të madhe, teksa në “Estadio San Mames”, të Bilbaos kanë mundur me rezultatin e ngushtë, 2:1, rivalët e përjetshëm të Real Sociedad, në përballjen e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.

Golat e vendasve, në “San Mames” erdhën që në pjesën e parë, me me “bomberin”, 28-vjeçar, Alex Berenguer, që realizoi një dopietë të shpejtë, në minutat 30’ e 42’, ndërsa për skuadrën e Real Sociedad, golin e “nderit” e shënoi “fantazisti” 26-vjeçar, Mikel Oyarzabal, i cili gjeti rrugën e rrjetës, në minutën e 88’-të të pjesës së dytë .

Falë këtij rezultati, skuadra e Athletic Bilbao ngjitet në vendin e 3-të të tabelës, së La Liga, me 41 pikë, po aq sa Barcelona e 3 më shumë se Atletico Madrid, duke qenë aktualisht ndër favoritët për sigurimin e një “bilete”, për sezonin e ardhshëm të UEFA Champions League, ndërsa Real Sociedad mbetet në vendin e 6-të të renditjes, me 32 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat