Kimmich pyetet për transferimin te Barcelona - ai përgjigjet si Araujo

Futboll

Kimmich pyetet për transferimin te Barcelona - ai përgjigjet si Araujo

Më: 14 janar 2024 Në ora: 08:46
Kimmich u hodhi ujë të ftohtë këtyre raportimeve duke thënë se mbetet i përkushtuar tek Bayerni.

Joshua Kimmich është lidhur për një kalim tek Barcelona, teksa blaugranasit po vazhdojnë ‘gjahun’ në kërkim të një mesfushori të ri.

Por kur ai u pyet për thashethemet që e lidhin me një kalim tek Barça, Kimmich u hodhi ujë të ftohtë këtyre raportimeve duke thënë se mbetet i përkushtuar tek Bayerni.

“Unë jam i fokusuar vetëm tek Bayerni. Për mua, nuk është fare një çështje për t’u diskutuar. Në një pikë klubi do të kërkojë të mbajë bisedime me mua dhe ne do të diskutojmë me njëri-tjetrin dhe jo me mediat”, ka thënë Kimmich.

Gjejeni se kush dha përgjigje të njëjtë këtë javë? Është Ronald Araujo i Barcelonës.

Qendërmbrojtësi uruguaian ishte lidhur gjithashtu me një kalim sensacional tek Bayerni, teksa mediat raportonin se bavarezët janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro për shërbimet e tij.

Sidoqoftë, Araujo i hodhi poshtë këto lajme duke i cilësuar si thashetheme të pabaza.

“Gjithmonë në merkato, aty ka fjalë për transferime, por unë jam i fokusuar tek klubi im, jam i lumtur këtu. Unë gjithmonë e jap më të mirën kur është koha ime që ta mbrojë këtë fanellë”, është shprehur Araujo.

Araujo dhe Kimmich janë padyshim një ndër lojtarët më të mirë tek Barcelona dhe Bayerni respektivisht.

Për këtë arsye, do të jetë shumë e vështirë që këto dy klube të pajtohen me largimin e tyre, të paktën jo në një të ardhme të afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat