Edon Zhegrova shpërthen në Francë

Futboll

Edon Zhegrova shpërthen në Francë

Nga: K. G. Më: 14 janar 2024 Në ora: 14:59
Edon Zhegrova

Lille ka shënuar fitore bindëse, me rezultat 3:0 ndaj Lorientit, në takimi e javës së 18-të në elitën e futbollit francez.

Edon Zhegrova shpërthen sërish në Francë, kësaj radhe në kampionat, duke shënuar në minutë e 90+2. 

24-vjeçari u nis bukur në krahun e djathtë, dribloi dy kundërshtarë dhe lëshoi një goditje të pakapshme nga rreth 18 metra.

Zhegrova u paraqit titullar duke dhuruar lojë ashtu si di ai.

Golat tjerë i shënoi David (37') e Cabella (90').

LIlle renditet në vend të pestë me 31 pikë e Lorient është në të 17-tin me 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat