Dy shqiptarë në “Allianz Stadium”, Juventus grumbullon talentin

Futboll

Dy shqiptarë në “Allianz Stadium”, Juventus grumbullon talentin

Më: 16 janar 2024 Në ora: 19:55
Luis Hasa

Luis Hasa është një tjetër talent i ri që Juventus po nxjerr, pas Miretti, Fagioli, Iling-Junior, Yildiz, Barrenechea, Soule, Nicolussi Caviglia dhe të gjithë të tjerëve që po shfaqen në Serie A.

Këtë të martë në ndeshjen kundër Sassuolos (pjesë e së cilës është edhe mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Nedim Bajrami), në “Allianz Stadium”, kampioni i Europës U-19 me kombëtaren italiane do të jetë me ekipin e parë të “Zonjës së Vjetër” dhe është vetëm çështje kohe që të debutojë.

Së fundmi mediet italiane raportojnë si “bardhezinjtë” po tentojnë ta bindin talentin me origjinë shqiptare që të rinovojë kontratën, e cila skadon në vitin 2024, megjithëse përmban opsionin e zgjatjes edhe me një vit.

Pavarësisht se ka edhe një vit kohë, raportohet se Juventus i ka ofruar rinovimin 20-vjeçarit, për ta siguruar dhe për të mos lejuar që klubet e tjera ta tundojnë, duke qenë se nuk mungon interesimi, me Genoa, Hellas Verona, Como dhe Pisa janë të gatshëm për ta afruar.

Luis Hasa këtë vit luajti 16 ndeshje me fanellën e Juventus Next Gen, në Serie C, për gjithsej 1130 minuta, ndërsa shënoi një gol dhe dha katër asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat