Serie A interviston Rrahmanin: Përshkruaje veten me një fjalë

Futboll

Serie A interviston Rrahmanin: Përshkruaje veten me një fjalë

Më: 17 janar 2024 Në ora: 20:43
Amir Rrahmani

Amir Rrahmani është kthyer në vitet e fundit në një nga emrat më të njohur të futbollit italian.

I kthyer në një prej shtyllave të Napolit që fitoi titullin kampion, mbrojtësi kosovar ka marrë shumë vlerësime dhe është zgjedhur nga Seria A si një prej lojtarëve që duhej të prezantonte Superkupën e Italisë që luhet këto ditë në Arabinë Saudite.

Rrahmanit i është bërë një intervistë e shkurtër, për të treguar diçka më shumë për veten.

Përshëndetje Amir, si je?

Mirë, faleminderit.

Si shkoi udhëtimi?

Udhëtimi ishte i gjatë por i këndshëm.

Hera e parë në Arabinë Saudite?

Po, hera e parë.

Çfarë kënge dëgjon para një ndeshje të madhe?

Ka këngë të ndryshme pasi mua më pëlqen muzika. Por një prej tyre është Trevis Skot.

Kush ishte idhulli yt kur ishe fëmijë?

Ishte Tierri Henri.

Çfarë sporti ndjek përveç futbollit?

Më pëlqejnë sportet. Ndjek basketbollin, tenisin dhe gjithashtu Formula 1.

Si e përshkruan veten me një fjalë?

Zbavitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat