Josa: Partizani mund ta vriste ndeshjen

Futboll

Josa: Partizani mund ta vriste ndeshjen

Më: 20 janar 2024 Në ora: 19:28
Mirel Josa

Trajneri i Laçit e pranoi se Partizani mund ta vriste ndeshjen, por fati e deshi që Laçi ta përmbyste në fund.

Në një farë mënyre këtë fitore në shifrat 2-1, Josa e shikon si mënyrë kompensimi me humbjen e fazës së parë me Partizanin, ku suksesi i të kuqe erdhi në fund të ndeshjes. Pas ndeshjes trajneri Mirel Josa për “MCN” u shpreh:

“Kishim momente të këqija në lojë, pas pësimit të golit nga pozicioni standard. Në përgjithësi nuk duhet ta kthenim topin prapa, që Partizani të na presonte prapa.

Edhe në të dytën nuk e nisëm mirë, ku Partizani mund ta vriste lojën. Në rreshtim nuk ndryshuam, por kur fitonim topin apo kur e ke në zotërim në gjysmëfushën e kundërshtarit të luanim futboll të kontrolluar dhe jo me pasim të gjatë. Qëlloi që fituam në këtë mënyrë, por në fazën e parë kemi humbur në këtë mënyrë. Gjëra që ndodhin e kompensohet, por i jep besim ekipit për vazhdimësinë.

Qoftë Bajrami dhe Tresa janë lojtarë që luajnë në një pozicion. Futëm Bajramin për gjendje më të mirë, më pas Tresa në 20 minutat e fundit u aktivizua në të njëjtin rol. Më pas kontrolloi i lojës me Kryeziun dhe Manellarin i dha ekuilibër lojës. Ujka në rolin e gjysmësulmuesit u jep mundësi shokëve për të shënuara

Partizani mund ta vriste ndeshjen, mund të themi se duhet të riparojmë shumë në fazën difensive. Në fillimet e pjesës së dytë, Partizani na rrezikoi mjaft, Dajsinani na shpëtoi dhe nuk dihet se ku do të përfundonte loja. Kemi shumë për të përmirësuar.

Manellari është lojtar bazë i skuadrës, por vjen nga një dëmtim në gju. Edhe në stërvitje nuk është si më parë, por është një lojtar që i jep ekuilibër skuadrës

Ndeshje e vështirë. Luhet me një takim, por duhet të menaxhoj edhe gjendjen e lojarëve. Nuk do të thotë se luajmë  në shtëpi e do të fitojmë. Na kanë mundur dy herë për përbërjen që ka Dinamo. Plus që Dinamo nuk ka luajtur sot.

Gesin e kam pasur gjithnjë mbështetjen time kryesore kur isha trajner i tij. I uroj suksese siç ia kam uruar edhe kur ishte te Tirana. Me të gjithë trajnerët kam marrëdhënie të mira dhe do të kemë"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat