Goditja me shishe ndaj Tefik Osmanit, reagon klubi i Erzenit

Futboll

Goditja me shishe ndaj Tefik Osmanit, reagon klubi i Erzenit

Më: 21 janar 2024 Në ora: 11:10
Pamje nga ndeshja

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në ndeshjen Erzeni-Vllaznia e cila u luajt në kuadër të javës së 20-të të Superiores dhe që u zhvillua në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë.

Në momentin që ekipi shkodran po festonte golin e shënuar nga Stojanovic në minutë n e 86’ të sfidës, drejt stolit të Vllaznisë u gjuajt një shishe e cila goditi në fytyrë Tefik Osmanin. Pas goditjes që mori, drejtori sportiv i Vllaznisë ra në tokë.

Pikërisht për këtë ngjarje, ka reaguar edhe klubi i Erzenit.

Këta të fundit shprehin keqardhjen e tyre në lidhje me këtë ngjarje, teksa distancohen nga ky akt të cilin e quajnë të shëmtuar.

“Klubi i Futbollit ERZENI, shpreh keqardhjen e thellë për ngjarjen e shëmtuar e cila përfshiu sot Drejtorin Sportiv të KF Vllaznia, Z.Tefik Osmani!

Klubi i Futbollit ERZENI, distancohet nga çdo akt dhune që ndodh brenda e jashtë stadiumeve dhe dënon me forcë këdo që vepron dhe përkrah akte të tilla të shëmtuara.

Çdo akt dhune dhe cilido që shtyn dhe përkrah akte të tilla në stadiume nuk përfaqëson Klubin e Futbollit ERZENI", reagon Erzeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat