Real Madrid përgatit goditjen e radhës

Futboll

Real Madrid përgatit goditjen e radhës

Më: 21 janar 2024 Në ora: 16:58
Ancelotti

Real Madridi po përfiton nga një politikë shumë e zgjuar në merkato për momentin.

Los Blancos janë duke zgjedhur lojtarët e rinj më të mirë në Brazil, duke kursyer paratë e tyre për superyjet europianë dhe duke mbushur pjesën tjetër të skuadrës së tyre me lojtar me kosto zero dhe goditje të volitshme.

Kështu që nuk është çudi të shohësh Los Blancos të lidhur nga Marca me një nga yjet e sezonit në La Liga deri më tani.

Yan Couto ka qenë një nga lojtarët kyç të Gironas dhe mbrojtësi i djathtë me sa duket tani ka përfunduar në shënjestrën e Realit.

Kontrata e tij përfundon në 18 muaj, që do të thotë se presioni do të jetë gjithnjë e më shumë mbi Girona për ta shitur atë.

Real Madrid ndoshta mund ta blejë atë për një çmim shumë të arsyeshëm gjatë verës, nëse skuadrat e Premier League nuk fillojnë të përfshihen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat