​FIFA: Racizmi ndaj Maignan i neveritshëm dhe i papranueshëm

Futboll

​FIFA: Racizmi ndaj Maignan i neveritshëm dhe i papranueshëm

Më: 21 janar 2024 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dënoi sot abuzimin racist ndaj portierit të Milan, Mike Maignan në fitoren 3:2 të skuadrës së tij në Udinese të shtunën dhe bëri thirrje për dënime më të ashpra për klubet, tifozët e të cilëve e bëjnë këtë akt.

Arbitri ndaloi përkohësisht lojën dhe portieri francez u larguan nga fusha pasi thirrjet me “zhurma” majmunësh u drejtuan nga disa tifozë.

Një incident i ngjashëm ka ndodhur edhe në kategorinë e dytë angleze. Të shtunën, mesfushori i Coventry City, Kasey Palmer u përball me abuzim racist në fitoren 2:1 të ekipit të tij në Sheffield Wednesday.

Ngjarjet që ndodhën në Udine dhe Sheffield të shtunën janë të neveritshme dhe krejtësisht të papranueshme”, tha Infantino.

“Ne duhet të implementojmë një humbje automatike për ekipin, tifozët e të cilit kanë kryer racizëm dhe ndikuan që ndeshja të braktiset, si dhe ndalimin e stadiumeve në mbarë botën mbi akuza penale ndaj racistëve”, shtoi ai.

Në një deklaratë, Udinese shprehu mbështetje për Maignan dhe dënoi atë që i kishte ndodhur. Pas ngjarjeve të papranueshme gjatë ndeshjes kundër Udinese, Milan ka vendosur të mos postojë asgjë në rrjetet sociale sot, në mbështetje të Mike Maignan dhe luftës ndaj racizmit. /ANSA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat