West Ham siguron Phillipsin

Futboll

West Ham siguron Phillipsin

Më: 23 janar 2024 Në ora: 17:11
Kalvin Phillips

Kalvin Phillips do t’i bashkohet West Ham Unitedit.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se tashmë është arritur marrëveshja e plotë mes palëve.

28-vjeçari do t’i bashkohet West Hamit në formë huazimi nga Manchester City deri në fund të sezonit.

Në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni i blerjes, që mund të shfrytëzohet nga “Çekanët” në verë.

Mesfushori anglez do t’i nënshtrohet testeve mjekësore të mërkurën, e pastaj do të zyrtarizohet te West Hami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat