Rikthim te Tirana apo bashkim me Shehin te Partizani?

Futboll

Rikthim te Tirana apo bashkim me Shehin te Partizani?

Më: 23 janar 2024 Në ora: 19:34
Egnatia

Albano Aleksi ka firmosur kontratën me Egnatian, që e lidh deri në vitin 2025. 31-vjeçarit i skadonte kontrata në fundin e këtij sezoni, por rrogozhinasit mbyllën me sukses tratativat për të rinovuar.

Aleksi është pikërisht lojtari që i mungon rivalëve të Tiranës dhe Partizanit.

Klubet kryeqytetase janë futur në merkato për të gjetur një numër “6”. Tashmë merr fund çdo disktuim, pasi Aleksi as nuk do rikthehet te Tirana, as nuk do bashkohet me Shehin te Partizani.

"Njoftim. Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të rinovoj kontratën me mesfushorin Albano Aleksi. 31-vjeçari ka firmosur kontratën e re me klubin tonë deri në vitin 2025-të.

Klubi i uron suksese në vazhdim", njofton Egantia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat