Portieri i U-21 kthehet të luajë pas katër muajsh

Futboll

Portieri i U-21 kthehet të luajë pas katër muajsh

Më: 24 janar 2024 Në ora: 13:28
Simon Simoni

Pas katër muajsh jashtë fushave të lojës, Simon Simoni rikthehet të mbrojë kuadratin e tij.

Portieri shqiptar u kthye të luajë në testin miqësor mes Frankfurt U-21 dhe Paderborn U-21.

Simoni u dëmtua katër muaj më parë në artikulacionet e bërrylit dhe iu nënshtrua edhe një ndërhyrje.

Ndërkohë, tashmë ish-portieri i Dinamos ka lënë pas çdo gjë duke u rikuperuar plotësisht dhe do të jetë gati për pjesën e mbetur të sezonit.

Simoni shihet si një nga portierët më me perspektivë, çka bëri edhe Eintrahtin e Frankfurtit që të paguajë 600 mijë euro te Dinamo për shërbimet e tij. 19-vjeçari ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat