Anglezët dominojnë “top-10” ekipet me më shumë fitime

Futboll

Anglezët dominojnë “top-10” ekipet me më shumë fitime

Më: 25 janar 2024 Në ora: 12:01
Lista

Real Madrid ka parakaluar Manchester City për t’u bërë klubi i futbollit me të ardhurat më të larta në sezonin 2022-2023, sipas analizave të Deloitte. Skuadra spanjolle gjeneroi të ardhura rekord prej 831 milion euro sipas studimit.

Skuadra e Manchester City zbret në vendin e dytë pavarësisht të ardhurave rekord prej 826 milionë eurosh, të ndihmuar nga suksesi i tyre në FA Cup, Premier League dhe Champions League.

Në vendin e tyretë ndodhet skuadra franceze e Paris Saint-Germain (802 milion €), ndërkohë që Barcelona (800 milion €) dhe Manchester United (746 milion €) plotësojnë pesëshen e parë.

Deloitte publikoi të ardhurat për 20 klubet më të mira, që sipas saj u rritën me 14%, në 10.5 miliardë euro sezonin e kaluar. Kjo është rritja më e madhe që nga viti 2016.

Fitimet më të mëdha vijnë nga e drejta televizive.

Në “top-10” ekipet me të ardhura më të mëdha sezonin e kaluar janë 6 ekipe angleze, ndërkohë që në vendin e 11-të renditet Juventus. Bardhezinjtë lënë pas Milan, Inter e Napoli në Serie A,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat