Merr fund telenovela

Futboll

Merr fund telenovela

Më: 25 janar 2024 Në ora: 12:45
Guardiola

Mesfushori i kombëtares angleze dhe Manchester City, Kalvin Phillips, do të luajë me West Ham në pjesën e dytë të sezonit.

28-vjeçari ndodhet në Londër, ku po kryen vizitat mjekësore me “hammers” dhe pritet që brenda ditës së sotme të zyrtarizohet edhe transferimi i tij. Ai do të shkojë në formë huazimi, deri më 30 qershor.

Phillips, që ka një kontratë deri në vitin 2028 me kampionët e Anglisë, synon të rifitojë edhe vendin në kombëtare (30 ndeshje e 1 gol me “tri luanët”). Ai ka luajtur vetëm në 4 ndeshje në Premier League këtë sezon, ndaj shpreson që me West Ham të aktivizohet më shumë.

Për mesfushorin ishin interesuar disa skuadra, si Crystal Palace, Newcastle, Juventus, Barcelona e Atletico Madrid, por në fund vendosi të luajë për londinezët. Që në nëntor, trajneri Pep Guardiola pat deklaruar se lojtari nuk bën pjesë në planet e tij dhe do të largohej në merkaton e janarit,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat