Tirana mbetet në pritje

Futboll

Tirana mbetet në pritje

Më: 25 janar 2024 Në ora: 14:57
Pamje nga ndeshja

Përveç kualifikimit në turin çerekfinal të Kupës, kjo javë mund të quhet pozitive për Laçinedhe sa i përket zhbllokimit të merkatos.

Klubi i Laçit ka zgjidhur problematikën në FIFA, duke bërë marrëveshje me lojtarët që kishin fituar gjyqet: Lukas Ramos dhe Saliu Guindo. Në këtë mënyrë, sistemi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për llogari të Laçit është hapur dhe menjëherë klubi ka federuar dy afrimet e deritanishme: Indrit Prodani dhe Toni Salihu.

Mbrojtësi i majtë debutoi dje si titullar kundër Dinamos, ndërsa sulmuesi 23- vjeçar kosovar u fut në minutat e fundit. Salihu vjen pas aktivizimit në ligën e parë kosovare me klubin Prishtina e Re, ndërsa ka luajtur edhe me Oniks dhe Vllazninë e Pozheranit.

Kësisoj, klubi i vetëm i Superiores që ka ende merkaton e bllokuar në FIFA është Tirana, e cila duhet të paguaje ose gjejë marrëveshje me ish-lojtarët, përndryshe do të duhet të presë deri në verën e vitit 2025 për transferime të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat