Scaloni përdor Messin për të kritikuar futbollin modern

Futboll

Scaloni përdor Messin për të kritikuar futbollin modern

Më: 27 janar 2024 Në ora: 16:14
Scaloni e Messi

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, përdori yllin e Inter Miami, Lionel Messi, si shembull për të thënë se taktikat moderne të futbollit po e dëmtojnë sportin.

Scaloni, 45 vjeç, ka pohuar se ne po humbasim “esencën e futbollit” pasi taktikat dhe analizat fillojnë të luajnë një rol më të madh gjatë gjithë lojës moderne.

Duke përdorur shembullin e kapitenit të Argjentinës, Lionel Messi, Scaloni shpjegoi se taktikat mund të bëhen mekanike në mënyrat e tyre, kur në disa raste është më mirë të lihen lojtarët të lulëzojnë vetë.

Duke folur për Marca, ai kritikoi përdorimin e tepruar të taktikave moderne të futbollit.

“Sigurisht, nuk ka driblues. Nuk ka driblues, sepse sapo marrin topin i thuhet ‘Paso!’. Imagjinoni sikur Messit kur ishte tetë vjeç t’i kishin thënë gjatë gjithë kohës ‘Paso!’ nga trajnerët e tij, nuk do ta kishim sot.

“Është mbresëlënëse. Sepse futbolli është bërë një gjë e madhe, të gjithë lexojnë, studiojnë dhe mendojnë se me këtë mund t’ia dalin. I thuhet një fëmije 7 ose 8 vjeç të bëjë diagonalen, të mbulojë….

“Ai është shtatë vjeç! Lëreni të luajë me top, le të bëjë gabime dhe kur të jetë 14 ose 15 do të fillojmë ta korrigjojmë. Është një mesazh për të ardhmen. Ky është një sport dhe bukuria e futbollit nuk duhet humbur”.

Scaloni vazhdoi të shpjegonte se për lojtarët më të rinj, argëtimi dhe shijimi i lojës është më i rëndësishëm sesa taktikat.

“Shembulli i qartë është me fëmijët. Kur ata janë 12 ose 13 vjeç ata duhet të luajnë dhe të argëtohen, dhe të mos kritikohen aq shumë, sepse do të shohim gjithnjë e më pak lojtarë me atë qëndrim të shkujdesur që kemi parë më parë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat