Atletico i merr vendin e tretë Barcelonës

Futboll

Atletico i merr vendin e tretë Barcelonës

Më: 28 janar 2024 Në ora: 23:05
Pamje nga ndeshja

Atletico e Madridit zhvendos Barcelonën në vendin e katërt në La Liga. “Los Colchoneros” triumfuan 2:0 përballë Valencias në “Metropolitano Stadium” dhe shkojnë në kuotën e 44 pikëve, aq sa kanë “blaugranat”, por me golaverazh më të mirë.

Skuadra e drejtuar nga Simeone realizoi nga një gol në çdo pjesë, pa u lënë shanse kundërshtarit që të ndëshkonte portierin Oblak.

Në fundin e pjesës së parë, më konkretisht në minutën e katër shtesë, Lino dërgoi topin në rrjetë i asistuar nga Griezmann.

Golin e rezultatit përfundimtar 2-0 e shënoi Depay, në këtë rast i shërbyer nga Molina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat