Katari mposht Uzbekistanin dhe kalon në gjysmëfinale

Futboll

Katari mposht Uzbekistanin dhe kalon në gjysmëfinale

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 20:22
Pamje nga ndeshja

Katari ka siguruar një vend në gjysmefinalen e Kupës së Azisë pasi ka fituar ndaj Uzbekistanit.

Në çerekfinalen e zhvilluar në "Al Bayt Stadium" të shtunën vendi organizator ka shkuar para me penallti, pasi gjatë kohës së rregullt ndeshja ka përfunduar me barazim 1-1.

Katari ka krijuar epërsinë me një autogol të Yusupov në minutën e njëzet e shtatë, por Uzbekistani është përgjigjur shpejt me golin e Khamrobekov në minutën e pesëdhjetë e nëntë. 

Rezultati i barabartë dhe mbarimi i 120 minutave pa gola të tjerë kanë imponuar sfidën e penalltive, ku futbollistët e Katarit janë treguar më të saktë duke triumfuar me rezultatin e ngushtë 3-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat