Rezultatet dhe renditja në Kampionatin Shqiptar

Futboll

Rezultatet dhe renditja në Kampionatin Shqiptar

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 18:17
Rezultatet

Ka përfunduar java e 22-të e Kampionatit “Abissnet Superiore”.

Kjo javë ngriti siparin të shtunën me sfidën Kukësi-Tirana, e cila u zhvillua në “Kukës Arena”.

Bardheblutë u rikthyen te fitorja pasi mundën Kukësin me rezultatin 2-3.

Image

Renditja

Në të njëjtën ditë u luajtën edhe dy sfida të tjera, Partizani-Egnatia dhe Teuta-Skënderbeu.

Supersfida e javës u zhvillua në stadiumin “Arena e Demave” mes Partizanit dhe Egnatias. Ndeshja përfundoi në barazim me rezultatin 1-1.

Teuta arriti një fitore spektakolar pasi mundi Skënderbeun në “Niko Dovana” me rezultatin e thellë 3-0.

Të dielën u luajtën edhe dy sfidat e fundit të kësaj jave. Dinamo City regjistroi triumfin e dytë radhazi në kampionat pasi mundi Erzenin me rezultatin e thellë 0-4.

Ndërsa ndeshja Laçi – Vllaznia, përfundoi në barazim 1-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat