Juventus, lista për afatin kalimtar

Futboll

Juventus, lista për afatin kalimtar

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 14:40
Logo e Juventusit

Juventus kërkon të përforcojë mesfushën e vet në prag të sezonit të ri 2024-2025.

Tashmë kanë nisur të hartohen listat dhe emri më i nxehtë, apo më i pritshëm është pa dyshim i Teun Kopmainersit.

Por ndërkohë holandezi i Atalantas, skuadra nga Bergamo gjatë merkatos dimërore kishte vënë një çmim prej 48 milion eurosh, nuk lojtari i vetëm që Kristiano Xhiuntoli është duke mbajtur nën vëzhgim.

Sikurse konfirmohet nga Tuttomercatoëeb bardhezinjtë do të vazhdojnë të shohin përsëri drejt Bergamos, por këtë herë Ederson si alternativë.

Sakaq janë në listë edhe Ljuis Ferguson i Bolonjas, Pierr-Emil Hojbjerg i Totenhemi dhe Albert Gudmundson i Xhenovës, ky i fundit nëse Adrien Rabiot nuk rinovon me Juventusin.

Në këtë mënyrë, në pritje të përfaqësimit sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve, Juventus po mendon për skuadrën e re, ndoshta dhe pa Alegrin në pankinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat