Kalendari është rivali i Interit. Inzagi duhet të thyejë një tabu

Futboll

Kalendari është rivali i Interit. Inzagi duhet të thyejë një tabu

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 15:05
Inzaghi

Tani fillon më e vështira për Interin dhe Simone Inzagin. Është momenti për të ruajtur vendin e parë, diferencën e pikëve, ritmin dhe formën.

Tani që edhe kalendari bëhet më i ngjeshur dhe me ndeshje të rëndësishme, jo vetëm në Serinë A, por edhe në Ligën e Kampionëve.

Historikisht, mesi i muajit shkurt dhe deri mesin e marsit, trajneri Simone Inzagi ka vuajtur shumë dhe nuk ka marrë rezultatet pozitive.

Në tre sezonet e fundit, numri një i zikaltërve gjatë kësaj periudhe ka arritur të grumbullojë 7, 7 dhe 9 pikë.

Shumë pak nëse do të kërkojë të ruajë të njëjtën distancë sigurie me ekipet e tjera.

E parë në syrin e skuadrave që ndjekin në klasifikim, kjo është pengesa ndoshta e vetme drejt titullit kampion për zikaltrit. Sepse për momentin është e vështirë të mendosh që Interi nuk do të mbërrijë përpara të tjerëve në këtë garë. Inzagit i duhet që të thyejë edhe këtë tabu në mënyrë që skuadra e tij të vendosë yllin e dytë në fanellë.

Pa u përpjekur të shkojmë deri në muajin mars, edhe shkurti do të jetë shumë impenjativ dhe vendimtar për të ardhmen e zikaltërve. Do të luajnë 5 ndeshje në 18 ditë, ku përfshihet edhe akti i parë i fazës së 1/8-ave të Champions-it.

Të gjitha janë ndeshje shumë impenjative duke nisur që nga sfida e radhës në ritakimin me ishin Lukaku për të mbërritur te sfida e shtyrë kundër Atalantës.

Këta të fundit janë ekipi më në formë i momentit, së bashku me zikaltrit e Inzagit. Mes këtyre ndeshjeve një transfertë me Leçen, që për Marotën është sfida më e rrezikshme dhe ajo që do të luhet në “San Siro” kundër Salernitanës. Këto sfida për Serinë A, por nuk duhet harruar dueli kundër Atletikos së Madridit, ku zikaltrit do të kërkojnë patjetër fitoren për të vazhduar rrugëtimin në Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat