​Rikthimi i fuqishëm i Superligës

Futboll

​Rikthimi i fuqishëm i Superligës

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Edicioni pranveror i Superligës së Kosovës në futboll është në prag të fillimit të tij.

Pas pushimit, i cili solli finalen e Superkupës si dhe ndeshjet e Kupës së Kosovës, edicioni i rregullt i elitës së futbollit kosovar rikthehet në këtë fundjavë.

Gjithçka do të nis të shtunën me derbin ndërmjet Dritës dhe Llapit që zhvillohet në Gjilan. Në po të njëjtën ditë dhe po të njëjtin orar, pra nga ora 13:00, zhvillohet edhe dueli ndërmjet Fushë Kosovës dhe Gjilanit, raporton KosovaPress.

Ndërkohë të dielën, vëmendja do të jetë tek sfida interesante ndërmjet Lirisë dhe Ballkanit që zhvillohet në Prizren.

Malisheva që pati ecuri shumë të mirë në edicionin vjeshtor do të ballafaqohet me Dukagjinin, ndërsa sfida tjetër e kësaj dite është ajo ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat