“Vetëtimë” si Usain Bolt, mbrojtësi i Tottenham vendos rekordin e shpejtësisë

Futboll

“Vetëtimë” si Usain Bolt, mbrojtësi i Tottenham vendos rekordin e shpejtësisë

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 15:27
Van de Ven

Micky Van de Ven në rolin e Usain Bolt?

Pak a shumë. Mbrojtësi holandez i Tottenham, në fakt ka vendosur një rekord të ri në Premier League, duke u bërë lojtari më i shpejtë, i regjistruar ndonjëherë në kampionatin anglez.

Në ndeshjen e 31 janarit të kaluar kundër Brentfordit, ai arriti një shpejtësi maksimale prej 37.38 km/h.

Një shifër mbresëlënëse nëse merret parasysh se ish-sprinteri xhamajkan ka mbajtur një shpejtësi mesatare prej 37.52 km/h, kur vendosi rekordin botëror në 100 metra, në Lojërat Olimpike të vitit 2008.

Nga ana tjetër, Van de Ven ka kaluar rekordin e kolegut të tij nga Manchester City, Kyle Walker.

Mbrojtësi i krahut anglez arriti një kulm prej 37.31 km/h në maj 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat