Rumunët provokojnë rëndë Kosovën! UEFA duhet të ketë parasysh këtë provokim

Futboll

Rumunët provokojnë rëndë Kosovën! UEFA duhet të ketë parasysh këtë provokim

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 9 shkurt 2024 Në ora: 14:27
Pankarta e turpit në Bukuresht me 12 shtator të vitit 2023

Rumania sërish do të ballafaqohet me kombëtaren e Kosovës, kësaj radhe jo për kualifikueset për Kampionatin Evropian por për Ligën e Kombeve në Divizioni C në futboll.

Kosova është në grupin 2 me Rumaninë, Qipron dhe fituesin e ndeshjes Lituani- Gjibraltar.

Është interesant se grupi i ultrasve rumun “Të bashkuar nën trengjyrësh” kanë reaguar ashpër lidhur me Kosovën dhe pa fije turpi kanë shkruar në faqen e tyre dhe fyer shtetin tonë.

Më 15 nëntor Kosova do të përballet me Rumaninë vendase dhe UEFA duhet ta ketë parasysh qysh nga tani provokimet e ultrasve rumun.

Grupi i ultrasve rumun “Të bashkuar nën trengjyrësh” kanë reaguar kur e morën vesh sërish përballjen me Dardanët, e kanë quajtur shtetin tonë provincë. 

“Thuhet se një foto vlen sa një mijë fjalë dhe ky mund të shërbejë si epilog pas shortit të grupit tonë në Ligën e Kombeve, ku në vjeshtë do të kemi kundërshtarë provincën e Kosovës, Qipron dhe fituesin e takimit Lituani-Gjibraltar.

Kundërshtari kryesor është një provincë, pavarësia e së cilës nuk njihet as nga vendi ynë, praktikisht ky territor është inekzistent për Rumaninë nga pikëpamja shtetërore, por pavarësisht gjithë kësaj, UEFA na detyron të luajmë kundër tyre për të dytin vit në një grup.

Ka vetëm një të vërtetë dhe nuk duhet censuruar: Kosova është Serbi!”, kanë shkruar pa fije turpi ultrasit “Të bashkuar nën trengjyrësh” në faqen e Facebookut të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat