Maignan refuzon ofertën

Futboll

Maignan refuzon ofertën

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 22:00
Mike Maignan

Milan-i po përpiqet të rinovojë kontratën e Mike Maignan, portierit francez, i cili ka marrëveshje deri më 30 qershor 2026 me “Djallin”.

Në fund të këtij sezoni do të mbeten vetëm dy vite në kontratë dhe opsioni për ta shitur ndoshta është nga më të mirët, sipas raportimeve të medieve italiane, pasi në atë mënyrë “Djalli” do të maksimizonte fitimin dhe nuk do të rrezikonte ta humbiste me parametra zero kur të vijë vera e 2026-ës.

Megjithatë, Milan-i dëshiron që ta ketë për shumë gjatë portierin në skuadër dhe për të rinovuar i ofroi francezit një pagë prej 5 milionë eurosh, gjë që nuk u pranua nga Maignan që kërkon jo më pak se 8 milionë euro, shifër që do të kalonte edhe më të paguarin te “Djalli” Rafael Leao-n, i cili merr 6.5 milionë euro në vit.

Është e qartë për të dyja palët se, të paktën aktualisht, një kërkesë e tillë nënkupton mosarritjen e rinovimit, por kjo nuk është ende diçka përfundimtari.

Nga Italia raportojnë se në javët e ardhshme Milan do të bëjë një tjetër propozim, rreth 6 milionë euro në sezon plus bonuse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat