Guardiola: Duhet të jemi të fortë ndaj Evertonit

Futboll

Guardiola: Duhet të jemi të fortë ndaj Evertonit

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 11:35
Guardiola

Mançester Siti do të ketë mundësinë për të marrë kreun të paktën për disa orë sot nëse do të mundin Evertonin.

“Qytetarët” janë të pamposhtur në 13 ndeshje në Premier Ligë përballë “Toffees”, që prej disfatës 4-0 në “Goodison Park” në janar 2017 (11 fitore, 2 barazime). Por skuadra e Shon Dajçit ka regjistruar katër fitore në “Etihad” në kampionat mes viteve 2008 dhe 2010, edhe pse nuk fiton në 12 vizitat e fundit.

Megjithatë, sezonin e shkuar ata merituan një barazim 1-1.

Pep Guardiola është i ndërgjegjshëm për vështirësitë e skuadrës së tij përballë Liverpulit ndërsa tha në konferencën e djeshme: “Unë e thashë, kur rezultatet nuk ishin shumë të mira, niveli ynë ishte më shumë se i denjë. Ne po luanim mirë dhe është gati një sezon i ngjashëm. Që kur unë kam ardhur këtu, Evertoni ka marrë gjithnjë rezultate në shtëpinë tonë. Nuk e di përse. Ndoshta sepse janë të mirë”.

Edhe Guardiola, ashtu si kolegët e tij, nuk e kupton këtë idenë e prezantimit të kartonëve blu në të ardhmen, ndërsa në konferencë tha vetëm:

“Kam dëgjuar diçka të tillë, por nuk është zyrtare nga FIFA apo kushdo tjetër. Kur ata të marrin vendimin përfundimtar dhe të shpjegojnë rregullat për këdo në botë, jo vetëm për arbitrat, trajnerët dhe veçanërisht lojtarët, unë do të jap vendimin tim.

Tani është vetëm një ide, por unë mendoj se nuk është konfirmuar. I shqetësuar për të? Unë nuk jam i shqetësuar për asgjë në jetë”.

Trajneri u ndal të komentonte edhe përmirësimin e Fill Fodenit nën urdhrat e tij, ndërsa produkti i akademisë shkëlqeu me një tripletë në javën e fundit: “Nëse ai dëshiron të përmirësohet, ai do të përmirësohet.

Kjo është jeta. Unë mendoj se ai dëshiron ta bëjë këtë. Ai po bën mirë që kur erdhi në moshë shumë të re. Ai po luan gjithnjë në një nivel të lartë dhe po vazhdon ta bëjë këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat