Silva u tregon tifozëve se çfarë duhet të presin nga Broja

Futboll

Silva u tregon tifozëve se çfarë duhet të presin nga Broja

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 14:10
Armando Broja

Në konferencën e djeshme për shtyp trajneri i Fulham ka shpjeguar përpara gazetarëve atë çfarë pret nga Armando Broja.

Sipas vetë teknikut portugez, Broja pritet që të jetë sot në fushë që nga minuta e parë në takimin ku Fulham pret në “Craven Cotagge” ekipin e Bournemouth.

“Ai na jep diçka më shumë.

Është një profil sulmuesi, të cilin nuk e kishim në ekip.

Është më dinamik se Raul Himenez. Cilësitë e tij janë vrapi i fuqishëm dhe zgjuarsia për të sulmuar pas mbrojtësve”, tha Silva,

Mes të tjerash 46-vjeçari jep detaje edhe nga periudha e ambientimit të shqiptarit në klubin e tij të ri duke lënë të kuptohet se në “Stamford Bridge” nuk ka kaluar kohë të mira.

“Tani ai është në një vend të qetë.

Duket se është i lumtur këtu dhe me ngadalë po adaptohet me mënyrën tonë të të luajturit”, tha Silva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat