Vëllau i Jude Bellingham pritet ta bëjë hapin e madh në karrierë dhe të transferohet në Serie A

Futboll

Vëllau i Jude Bellingham pritet ta bëjë hapin e madh në karrierë dhe të transferohet në Serie A

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 21:17
Jude Bellingham

Raportimet nga Italia kanë sugjeruar se Lazio janë të interesuar për të bërë një ofertë në drejtim të Sunderlandit për talentin Jobe Bellingham gjatë verës.

“Biancocelesti” kanë dështuar që të sjellin transferime të reja gjatë afatit kalimtar të janarit, por ata ishin aktiv në ditët e fundit të saj, duke u munduar që të sigurojnë transferimet e Jonathan Roëe (Norwich City) dhe Morgan Whittaker (Plymouth Argyle).

Lazio pothuajse kishte arritur që të siguronte transferimin e Ryan Kent nga Fenerbahce, por anglezi e hodhi poshtë ofertën në minutën e fundit, duke mos i lejuar klubit italian kohë që të gjejë alternativa tjera.

Siç është raportuar nga Tuttomercatoweb, Lazio janë duke mbajtur një sy tek Bellingham i Sunderlandit para afatit kalimtar veror, dhe kanë shprehur interesim të madh për ta blerë talentin e madh anglez, vëllau i të cilit Jude po shkëlqen tek Real Madridi.

18-vjeçari ka shkëlqyer në kategorinë e dytë të futbollit anglez, duke shënuar pesë gola dhe duke dhuruar një asistim në 30 paraqitje.

Sidoqoftë, nuk do të jetë e lehtë që të realizohet transferimi i tij, pasi edhe klube të tjera si Newcastle United janë gjithashtu duke monitoruar situatën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat