Enis Bardhi rikthehet tek goli, me notë të lartë

Futboll

Enis Bardhi rikthehet tek goli, me notë të lartë

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 11:27
 Enis Bardhi duke festuar me shokë

Enis Bardhi rikthehet te goli.

Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, pas 5 muajve pauzë ,ka rigjetur rrugën e rrjetës tek skuadra e tij Trabzonspori.

Futbollisti shkupjan ka realizuar në fitoren 2:0 të Trabzonsporit ndaj Hatayspor në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të në Superligën e Turqisë.
Të dy golat e fitores për Trabzonsporin u realizuan në pjesën e dytë, pasi fraksioni i parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Sipas ‘SofaScore’, Enis Bardhi u vlerësua me notën 8.2, ku përveç golit pati edhe tri pasime kyçe dhe katër duele të fituara. Bardhi tani ka shkuar në kuotën e tre golave të shënuar në elitën e futbollit turk, teksa ka kontribuar edhe me katër asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat