Statistikat Leipzig - Real Madrid

Futboll

Statistikat Leipzig - Real Madrid

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Reali do të ndeshet në transfertë me Leupzig në duelin e parë të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

– Carlo Ancelotti dhe Marko Roze janë përballur katër herë mes tyre ku secili numëron nga dy fitore. Përpara takimeve në Champions në sezonin 2023- 2024, dy trajnerët ishin përballur në Ligën e Europës në sezonin 2018-2019, kur Napoli i Ancelotti eliminonte Salzburgun e Rozes 4-3 pas fitores 3-0 në Napoli dhe humbjes 1-3 në Austri;

– Marko Roze drejtonte Gladbahun në sezonin 2020-2021 kur barazonte me Realin në shtëpi në Champions 2-2 dhe mundej 0-2 në Madrid;

– Ancelotti ka fituar të dyja ndeshjet kundër Lajpciugut si trajner i Bajernit, të fundit më 13 maj 2017 në transfertë 5-4;

– Humbja përballë Leipcigut në Gjermani në sezonin e kaluar në Ligën e Kampioneve (faza në grupe) është humbja e vetme e Realit në 16 takimet e fundit kundër klubeve gjermane (11 fitore e 4 barazime);

– Reali i Madridit ka fituar 7 nga 8 sukseset e tij në Gjermani në 12 takimet e fundit (dy barazime dhe 3 humbje);

– Kjo është hera e parë që nga sezoni 2017-2018 që Reali gjen në rrugën e tij në fazën e eliminimeve direkte në Ligën e Kampioneve një klub gjerman. Për herë të fundit përballej me Bajernin;

– Rekordi i Madridit në përballjet me dy takime kundër klubeve gjermane në kupat e Europës është 18 fitore dhe 8 humbje. Madridi ka fituar tetë ndeshjet e fundit kundër ekipeve gjermane, duke shënuar 35 gola në këtë periudhë. Humbja e fundit ishte kundër Dortmundit në gjysmëfinalet 2012-2013 (1-4 në Gjermani dhe 2-0 në shtëpi);

– Ky është sezoni i 28-të i Realit të Madridit në fazën e grupeve të Champions League, një rekord që ndan me Barcelonën. Hera e fundit që nuk u kualifikuan ishte në sezonin 1996-1997;

– Për Lajpcigun kjo është vetëm ndeshja e tretë në shtëpi kundër një kundërshtari spanjoll. Para se të mposhtnin Madridin sezonin e kaluar, ata barazuan 2-2 kundër Sociedadit në ndeshjen e parë të ndeshjes play-off të UEFA Europa League në sezonin 2021-2022, shkruan “Panorama Sport”.

– Gjysmëfinalist në sezonin 2019-2020, klubi gjerman ka arritur në fazën e eliminimeve direkte në katër nga pesë fushatat e tij të fundit në Champions;

– Humbja e këtij sezoni ndaj Sitit në ndeshjet e dyta në grupe në Ligën e Kampioneve është një nga tre humbjet që ka pësuar skuadra gjermane në 19 takimet e fundit europiane në stadiumin e saj (11 fitore dhe pesë barazime).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat