Tri mungesa për Skënderbeun

Futboll

Tri mungesa për Skënderbeun

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 14:11
Skënderbeu

Skënderbeu vuan ende pasojat e ndeshjes së luajtur në Korçë kundër Kukësit, pasi një pjesë e mirë e lojtarëve kanë shqetësime të krijuara nga kushtet atmosferike në atë takim.

Veç mesfushorit ganez, Randi Dumfur, që po merr asistencë mjekësore në spital dhe tashmë është në një gjendje të stabilizuar, mungesa të sigurta të Skënderbeut në transfertën e Erzenit do të jenë ato të mesfushorit Dean Liço dhe mbrojtësit të majtë, Klevis Shaqe.

I pari ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ndërsa i dyti pësoi një dëmtim në kavilje. Edhe disa lojtarë të tjerë kanë shfaqur shenja të mbartura nga i ftohti, duke pasur probleme me grykët.

Bëhet fjalë për Ermir Rashicën, Marko Ramosin dhe Mario Rabiun. Të tre lojtarët janë bashkuar vetëm dje me ekipin në stërvitje, teksa gjendja e tyre po mbahet nën kontroll nga mjekët e Skënderbeut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat