Mbappe drejt largimit, PSG-ja ka gati planin gjatë verës

Futboll

Mbappe drejt largimit, PSG-ja ka gati planin gjatë verës

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 09:44
Paris Saint-Germaini

Paris Saint-Germaini po planifikon që të nënshkruajë të paktën me tre top lojtarë.

Kështu të paktën po raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, pasi Kylian Mbappe ua bëri me dije parisienëve se do të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë.

Ky do të jetë plani i PSG-së sipas Romanos:

Një lojtar i rëndësishëm, në pozicionin e sulmit për të zëvendësuar Mbappn – mund të jetë anësori i ri ose sulmuesi i ri.

Një mesfushor si Bernardo Silva ishte në listën e verës dhe Bruno Guimaraes ishte gjithashtu në shënjestër në janar.

Një qendërmbrojtës i talentuar për të tashmen dhe të ardhmen, Leny Yoro super i vlerësuar si dhe Matthijs de Ligt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat