Xavi: Gavi duhet të qëndrojë

Futboll

Xavi: Gavi duhet të qëndrojë

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 19:17
Xavi Hernandez

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur në prag të ndeshjes së La Liga-s kundër Celta Vigo-s, duke trajtuar tema të ndryshme, përfshirë edhe atë të së ardhmes së disa lojtarëve kryesorë të “blaugranave”.

Sa i përket Frenkie De Jong-ut, Xavi u shpreh se ai është shumë i rëndësishëm në ekipin e tij, por shtoi se tashmë nuk është koha për të folur për sezonin e ardhshëm.

“Frenkie është një lojtar shumë i rëndësishëm, ai ndihet rehat në klub. Kjo varet nga ai dhe klubi, por nuk është koha për të folur për këtë. Nuk po mendojmë për sezonin e ardhshëm, por për atë aktual”-tha fillimisht tekniku i katalanasve.

Teksa për të ardhmen e Gavi-t, që po ndiqet me shumë interes nga Paris Saint-Germain, ai e këshilloi lojtarin që të mos largohet nga Barça.

“Ai duhet të qëndrojë dhe të jetë një nga kapitenët e ardhshëm të ekipit. Nuk ka dyshim, për mua Gavi është e ardhmja e Barçës”-deklaroi Xavi Hernandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat