Situatë e turpshme në varrimin e Raphael Dwamena, sherr mes familjarëve

Futboll

Situatë e turpshme në varrimin e Raphael Dwamena, sherr mes familjarëve

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 19:08
Raphael Dwamena

Raphael Dwamena humbi jetën më 11 nëntor 2023, pas një ataku kardiak që pësoi në sfidën Egnatia-Partizani. Ish-kapiteni i rrogozhinasve u përcoll në banesën e fundit më 16 shkurt në Akra të Ganës, ku në ceremoninë mortore morën pjesë figura të rëndësishme të futbollit nga ai vend, nga presidenti i Federatës deri te ish-futbollistë të mëdhenj si Sulej Muntari dhe Kuaduo Asamoah.

Fatkeqësisht, funerali për ish-yllin ganez shkoi në një mënyrë të turpshme dhe kjo për shkak të një sherri që ndodhi mes familjes së Rafael dhe bashkëshortes së tij.

Siç bëjnë me dije mediat vendase, e veja e Dwamena dhe babai i saj e çuan trupin e pajetë të ish-futbollistit në një tjetër morg dhe ishin gati të kryenin rite të tjera mortore, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi nga familjarët e tjerë të Rafael.

Kjo bëri që motra e ish-futbollistit të Egnatias të njoftonte shtyrjen e ceremonisë mortore për një ditë tjetër, gjë që nuk ndodhi ashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat