Simeone: Interi është në nivel me Realin

Futboll

Simeone: Interi është në nivel me Realin

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 11:05
Simeone

Diego Simeone i ka thurur elozhe Interit dhe kujton momentet e bukura që ka kaluar në futbollin italian.

Në konferencën për shtyp përpara duelit në Champions ai tha se Atletiko duhet të tregojë versionin më të mirë për të marrë rezultat pozitiv.

“Në mbrëmje do të dridhem nga emocionet. Kam kaluar vite të bukura këtu dhe kam miq të mirë.

Por sigurisht që do të përqendrohem për të marrë rezultat pozitiv. Nuk është e lehtë. Interi për momentin është një nga 4-5 ekipet më të forta në botë. Mund të jetë në një nivel me Realin e Madridit.

Duhet kujdes dhe përkushtim ndaj tyre. Flas shpesh me Inzagin për futboll.

Është një trajner i shkëlqyer dhe me disa djem që po e ndjekin gjithçka ai kërkon. Unë gëzohem kur Interi ecën mirë në kampionat, por këtë herë dua që ta mund.

Na duhet një ndeshje si ajo në Kupë për të marrë rezultat pozitiv. Do të jenë 2 ndeshje të bukura ndaj zikaltërve”, përfundoi Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat