Qeveria presion Premier Leagues

Futboll

Qeveria presion Premier Leagues

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Klubet e Premier Leagues janë kërcënuar nga qeveria e Britanisë së Madhe se duhet që të gjejnë sa më shpejt një akord për paketën e ndihmës financiare që duhet t’i japin Ligës së Futbollit Anglez.

Sipas medieve britanike klubet e Premier Ligës kanë rënë dakord që të bëjnë një mbledhje të jashtëzakonshme në fund të këtij muaji dhe më pas të marrin një vendim mbi paketën financiare prej 900 milionë stërlinash.

Mësohet se plani i qeverisë është që shifra në fjalë t’i akordohet Ligës më të vjetër në glob në gjashtë vite. Për qeverinë e Britanisë së Madhe ekzistenca e EFL-së ka një rëndësi të veçantë.

Kreu i EFL-së Rik Perri ka bërë me dije se pa ndihmën financiare të klubeve të pasura të Premier Ligës, shumë skuadra të Ligës që ai drejton do të falimentonin. Një nga argumentet e Perrit për këtë ndihmë është edhe fakti se EFL-ja furnizon me telente të gjitha skuadrat e Premier Ligës dhe mbijetejsa e saj do të ishte edhe në interes të skuadrave elitare në ishull.

Në këtë akord mes Premier Ligës dhe Ligës së Futbollit Anglez hezitimi është i dukshëm për ekipe si Arsenali, Çelsi, Evertoni, Liverpuli, Mançester Junajtid dhe Totenham. Këto ekipe nuk kanë qenë kurrë pjesë e EFL-së.

Për arritjen e akordit ekipet e Premier Ligës kërkojnë më shumë kohë pasi rregullat e reja të imponuara nga qeveria sa i përket buxhetit për të ardhmen e bëjnë të pamundur përcaktimin e ndihmës për EFL-në.

Siç dihet Liga e Futbollit Anglez përbëhet nga tri divizione (Championship, League One dhe League Two) me nga 24 klube secili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat