Drita fiton derbin e madh ndaj Ballkanit, i afrohet kreut 

Futboll

Drita fiton derbin e madh ndaj Ballkanit, i afrohet kreut 

Nga: K.G. Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 14:56
Drita

Drita e Gjilanit ka shënuar fitore në derbin e madh, me rezultat 1:0 ndaj kampionit në fuqi dhe liderit të tabelës, Ballkanit të Therandës.

Ndeshje e luftuar deri në pikë e fundit por një gol vulosi fatin e derbit të javës së 21-të. 

Në minutën e 63-të futbollisti Juan Mesa ka shënuar për fitoren e madhe të Dritës që drejtohet nga kryetrajneri Zekirja Ramadani.

Juan Mesa shënoi me kokë pas harkimit të Besnik Krasniqit.

Ballkani kryeson me 44 pikë, pasojnë Llapi me 40 (një ndeshje më pak), Drita është në vend të tretë me 40 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat