Xavi: Barcelona e meritonte fitoren ndaj Napolit

Futboll

Xavi: Barcelona e meritonte fitoren ndaj Napolit

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 08:43
Xavi Hernandez

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, mendon se rezultati më i drejtë do të ishte fitorja e tyre pas barazimit 1-1 në Ligën e Kampionëve me Napolin.

Robert Lewandowski kishte hapur rezultatin në Stadio Diego Armando Maradona në pjesën e dytë, por kur ndeshja po shkonte drejt fitores, ashtu nuk mendoi edhe Victor Osimhen, i cili barazoi shifrat dhe në fund ndeshja u mbyll baras.

Megjithatë, trajneri i katalunasve mendon se ekipi i tij luajti më mirë dhe meritoi ta fitonte ndeshjen e parë të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

“Jemi pak të trishtuar për rezultatin, duhet ta kishim fituar ndeshjen”, ka thënë fillimisht Xavi për Amazon Prime Video Italia.

“Napoli mezi arriti diçka në sulm, ne i lejuam vetëm një shans. Këto janë ndeshjet që duhet të fitojmë, mendoj se rezultati më i drejtë do të ishte fitorja jonë”.

“Pasi ne morëm epërsinë, ata u zgjuan, pikërisht kur ne duhej të kishim vrarë lojën. Kjo është Liga e Kampionëve”.

“Më pëlqeu shumë paraqtija e ekipit, pashë përparim si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Paraqitja ishte më se e mirë, thjesht duhej ta përfundonim atë”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Barcelonë më 12 mars, por jo në Camp Nou pasi po i nënshtrohet rinovimit, kështu që në vend të kësaj do të luhet në Estadi Olimpic Lluis Companys.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat