“Truri” i Superligës Europiane, i ftuari i De Laurentiis për Napoli - Barcelona

Futboll

“Truri” i Superligës Europiane, i ftuari i De Laurentiis për Napoli - Barcelona

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 13:30
Aurelio De Laurentiis

Çfarë po bën Berndt Reichart i ulur pranë presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis?

Emri dhe figura e tij (ai është CEO i A22, kompania që tërheq fijet e projektit të Superligës Europiane) nuk vlerësohet nga UEFA dhe nga institucionet kombëtare të futbollit italian, të cilët tashmë kanë ngritur “barrikadat” në të kaluarën dhe janë bërë bashkë më shumë kohët e fundit, pas ligjërimit të kompeticioneve alternative nga vendimi i GJED.

Fakti që ai ndodhet në stadiumin “Maradona”, me rastin e ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes axurrëve dhe Barcelonës (Blaugranët dhe Real Madridi ishin ndër mbështetësit absolutë të planit të Superligës) dhe se ai është “bërryl me bërryl” me presidentin e Napolit jep një sinjal shumë të fortë.

Është një imazh që kamerat e “Prime Video” e kapën dhe e propozuan për ndjekësit. Një “fotografi” që nuk kalon pa u vënë re për disa arsye të mira, duke filluar me simpatinë që De Laurentiis nuk e ka fshehur kurrë hapjen ndaj ideve revolucionare dhe reformës së sistemit aktual monopolist të UEFA-s.

Ishte ai që e përcaktoi vendimin e GJED (Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian) si një “ndryshim epokal” për censurimin e “pozitës dominuese të UEFA-s dhe FIFA-s, të cilat shërbenin vetëm për të dhënë bonuse, për të marrë konsensus, por as njëra dhe as tjetra nuk e kuptonin se futbolli është një biznes që ka nevojë për xhiro gjithnjë në rritje”.

Komenti i presidentit napoletan ishte edhe më i ashpër. Ai foli për një “cirk që shpërndan kikirikë”, për një “bandë joproduktive”, e vuri gishtin mbi plagën e kalendarëve të ngjeshur nga një numër në rritje ndeshjesh përballë të ardhurave jofitimprurëse. Po kështu, ai tha se ishte gati për të dialoguar me klube të tjera të mëdha.

Fjalët e tij dhe ato të ish-numrit një të Juventusit, Andrea Agnelli, duket se kanë një emërues të përbashkët kur përmend hipotezën e lënies së kompeticioneve të UEFA-s dhe përfundimisht t’i japin jetë një lloj Superlige Europian që zëvendëson kuadrin aktual. Për pozicionin e ish-presidentit të Juventusit, megjithatë, ai ka mbajtur gjithmonë një pikë qartësie dhe distance.

De Laurentiis kurrë nuk e ka pëlqyer atë projekt të Superligës, siç ishte konceptuar, sepse ishte elitar, do të bëhej me ftesa, duke lënë mënjanë meritën sportive të ekipeve individuale. Por kjo nuk do të thotë të përjashtohen mundësitë e tjera apriori:

“Nëse NBA dhe futbolli amerikan kanë 10 miliardë dollarë të ardhura në vit, duhet të ketë një arsye. Megjithatë, në Evropë, ne nuk mund ta bëjmë këtë sepse jemi ende të lidhur me Ligën e Kampionëve, Ligaëne Europës dhe Ligën e Konferencës”.

Arsyetimi i De Laurentiis (i cili gjithashtu shkoi aq larg, sa parafytyroi një lloj Superlige Italiane) nuk gjen mbështetje në Lega Serie A, e cila mbetet e vendosur ndaj çdo opsioni që i atribuohet Superligës së re. Luigi De Siervo ia përsëriti këtë Bernd Reichart në takimin e djeshëm, në një event të organizuar me kërkesë të A22 për të ardhmen e garave kontinentale.

“Ne jemi në linjë me ligat e tjera të mëdha evropiane të futbollit, – pranoi De Siervo. – E përsërita në takim kundërshtimin tim ndaj projektit të Superligës, në përputhje me deklaratat e ndryshme mbi këtë temë në 2019, 2021 dhe 2023”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat