Sulmuesi preket nga malaria, izolohet në spital

Futboll

Sulmuesi preket nga malaria, izolohet në spital

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 15:49
Christian Kouame

Sulmuesi i Fiorentinës, Christian Kouame, është shtruar në spital pasi është prekur nga malaria.

Futbollisti mori pjesë në Kupën e Afrikës me Bregun e Fildishtë, ku edhe triumfuan, ndaj klubi i dha një javë leje ekstra për të festuar suksesin.

Megjithatë pas rikthimit u konstatua se Kouame ishte prekur nga malaria dhe klubi italian mori menjëherë masat duke e izoluar dhe nisur terapinë.

Gjasat janë që Kouame të rikthehet në stërvitje vetëm pas 2-3 javësh dhe rikthimi në fushë pritet vetëm në fundin e muajit mars, teksa kjo mungesë shqetëson jo pak trajnerin Italiano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat