Sterling rekordmeni

Futboll

Sterling rekordmeni

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 12:17
Sterling rekordmeni

Skenari është praktikisht i shkruar për Rahim Sterling.

Sulmuesi i Çelsit mban rekordin si lojtari anglez i cili ka siguruar pesë suksese në Kupën Karabao.

Ai do të përballet me ish-klubin e tij të Liverpulit nesër në “Uembli”, ku tifozët e kuq padyshim që do ta vërshëllejnë në çdo prekje të tij.

Ndeshja luhet në “shtëpinë e tij”, pasi 29-vjeçari është rritur disa metra larg stadiumit. Sterling u transferua nga Liverpuli në “Etihad” në korrik 2022 për 47.5 milionë paund, ndërsa ai u bë edhe nënshkrimi i parë i madh i amerikanit Tod Bohli në “Stamford Bridge”. Por gjatë shtatë viteve të shkëlqyera në “Etihad” ai i fitoi të pesta finalet e Kupave të Ligës.

Dhe të dielën ai mund të barazojë rekordin e Kupave të Ligës së fituara nga ish-shokët e skuadrës në “Etihad”, Aguero dhe Fernandinjo me 6 triumfe.

“Do të ishte një arritje e madhe nëse do ta bëja këtë. Sa më shumë që të fitosh aq më shumë uri ke dhe ne kemi një test të madh këtë javë kundër Liverpulit. Është një sfidë e mirë kundër një prej skuadrave më dominuese në vitet e fundit. Sigurisht që do të thoshte shumë të fitonim sërish atë trofe.

Unë gjithashtu mendoj se trofeu i parë do të ndërtonte patjetër besimin për grupin. Nëse e fiton atë trofe, të jep ndjesinë që dëshiron më shumë”, tha anglezi për “Arab News”, duke shtuar sesa emocion i madh për të është të luajë në stadiumin ku është rritur: “Kjo është shtëpia ime.

Unë me të vërtetë e pres me padurim. Kur shkoj në ‘Uembli’ kam një emocion tjetër, mezi pres të dal në fushë.

Ne po bëhemi më të fortë dhe gjëja më e rëndësishme është që të përpiqemi të luftojmë për trofe. Dhe këtë javë kemi një mundësi të shkëlqyer për ta bërë, prandaj unë mezi po e pres”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat