Studenti ndal Tiranën kampione, Erzeni fiton derbin me Teutën

Futboll

Studenti ndal Tiranën kampione, Erzeni fiton derbin me Teutën

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 19:01
Pamje nga një ndeshje

Janë luajtur ndeshjet e javës së 11-të të Superligës në volejboll për meshkuj. Ndeshja Partizani-Vllaznia është ndërprerë në fund të setit të tretë (2-1 për kryeqytetasit) dhe do të rikuperohet ditët në vijim.

Befason Studenti, që në derbin kryeqytetas mundi 3-2 Tiranën kampione, ndeshje e luajtur në “Asllan Rusi” (25-20, 21-25, 29-27, 14-25, 15-11). Dy herë Studenti doli në epërsi e po dy herë u arrit nga bardheblutë, por në setin final studentorët ishin më konkretë dhe e merituan fitoren, që i afron me katërshen.

Fitore me rëndësi korri Elbasani, që mundi 3-1 Skënderbeun dhe shpreson për një vend në play off (19-25, 26-24, 25-23, 25-4). Edhe pse miqtë fituan setin e parë nuk arritën të fitojnë më, në një ndeshje me emocione shumicën e kohës.

Fitore të lehtë korri ekipi i Erzenit, që mundi 3-0 Teutën në derbin durrsak (25-16, 25-19, 25-21). Edhe pse loja e ekipit të Teutës erdhi në rritje nga seti në set, skuadra shijakase ishte vazhdimisht superiore, duke marrë tri pikë të rëndësishme për renditje.

Superliga-Meshkuj, java e 11-të

Elbasani – Skënderbeu, 3-1

Studenti – Tirana, 3-2

Partizani – Vllaznia, e ndërprerë

Teuta – Erzeni, 0-3

Renditja: Partizani 30 pikë, Erzeni 24 pikë, Tirana 21 pikë, Vllaznia 20 pikë, Studenti 18 pikë, Skënderbeu 9 pikë, Elbasani 6 pikë, Teuta 1 pikë.

*Partizani e Vllaznia kanë një ndeshje më pak

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat