​Yamal në hapat e Leo Messit

Futboll

​Yamal në hapat e Leo Messit

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 11:49
Lamine Yamal

Lamine Yamal është vetëm 16 vjeç, por ka shpërthyer në skenën e futbollit me aq forcë sa që këtë të hënë marka ADIDAS njoftoi një marrëveshje me anësorin. Diçka që ata e kishin bërë me Leo Messin, imazh i firmës sportive që nga viti 2006. Në fakt, lojtari i Barçës luajti të mërkurën e kaluar në Napoli me të njëjtat këpucë që përdor argjentinasi.

Nënshkrimi i Lamine Yamal me ADIDAS nënkupton se nga sot lojtari i ri do të bëhet imazhi i markës, e cila parashikon një fushatë të fortë në qytetin e Barcelonës me protagonist futbollistin e Barçës.

Lojtari i ri është bërë një pjesë kyçe për Xavin pasi bëri debutimin e tij sezonin e kaluar. Në fakt, këtë të shtunë ai pushoi kundër Getafes, por pati tetë ndeshje si titullar në njëmbëdhjetëshen startuese. Ai madje shënoi dy gola kundër Granadës.

"Jam krenar që i bashkohem ADIDAS-it , pasi ata kanë qenë gjithmonë marka e më të mirëve. Duke u rritur, idhullova Leo Messin, i cili ka qenë me ADIDAS që kur fillova të shikoj futboll. Pres shumë vitet në vazhdim," tha lojtari me rastin e arritjes së marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat