Askush më keq se Benitez

Futboll

Askush më keq se Benitez

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 22:16
Rafa Benitez

Rafa Benitez e gjen veten në një tjetër udhëkryq në karrierën e tij. Celta Vigo e tij është në një situatë katastrofike, vetëm një hap larg zonës së rënies nga kategoria dhe e ardhmja e trajnerit varet në fije të perit: në rast të një humbje në ndeshjen e ardhshme, trajneri do të shkarkohet.

Nuk ka më asnjë rrugë të mesme për klubin spanjoll që priste një ndikim krejtësisht të ndryshëm prej tij. Benitez u rikthye në La Liga pas përvojës negative tek Everton, por edhe me skuadrën e tij të re ai nuk po merr rezultate të mira.

Sipas agjencisë EFE klubi vendosi t’i besonte përsëri pas dy humbjeve dhe një barazimi në kampionat, por ndeshja kundër Almerias do të jetë vendimtar për udhëtimin e tij.

Drejtuesit e klubit i kanë dhënë një pikërisht për ndeshjen kundër vendit të fundit të renditjes, skuadër që në 26 ndeshje ka marrë vetëm 9 pikë. Një sfidë shumë e lehtë në letër edhe për Celta Vigo-n, por që mund të përfaqësojë fundin e aventurës së spanjollit.

Rikthimi në Spanjë ende nuk e ka bërë Benitez të buzëqeshë: trajneri nuk ka arritur të dalë nga zona e rënies nga kategoria, tashmë vetëm tre pikë larg dhe shpesh është kritikuar nga tifozët për rezultatet e dobëta të marra.

Për më tepër, ish-trajneri i Liverpoolit dhe Interit ka arritur përqindjen më të ulët të fitoreve të regjistruara në historinë e klubit gjatë 80 viteve të fundit, duke fituar vetëm 13.38% të ndeshjeve të luajtura.

Më keq se ai ka bërë vetëm Baltasar Albeniz dhe në sezonin 1943/44 (epokë shumë e largët për sa i përket futbollit) e mbylli kampionatin me vetëm dy triumfe.

Është një statistikë që rëndon shumë mbi supet e Benitez-it, i cili sërish gjendet përballë një situate emergjence ku ka vetëm një mundësi për të shpëtuar stolin dhe për të vazhduar rrugëtimin te Celta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat