Haaland për bashkëpunimin me De Bruyne: Ne po vijmë, jemi gati të sulmojmë

Futboll

Haaland për bashkëpunimin me De Bruyne: Ne po vijmë, jemi gati të sulmojmë

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 08:09
Erling Haaland dhe Kevin de Bruyne

Dyshja e Manchester Cityt, Erling Haaland dhe Kevin de Bruyne shkëlqyen në fitoren e Qytetarëve ndaj Luton Town, duke kaluar në çerekfinale të Kupës FA.

Haalandi nga gjashtë golat e këtij takimi, pesë i shënoi vet, teksa u asistua katër herë nga De Bruyne.

Sulmuesi norvegjez ka reaguar pas ndeshjes duke thënë:“Po vjen, po vijmë… Jemi gati të sulmojmë!”.

Haaland ka qenë i pandalshëm këtë sezon, duke shënuar 27 gola dhe duke kontribuar me gjashtë asistime në 30 ndeshje.

Ndërkohë, belgu edhe pse ishte i lënduar për gjysmën e sezonit është kthyer me një eufori të madhe, pasi vetëm në 12 takime, ka asistuar 12 herë dhe ka shënuar dy të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat