Tirana pëson humbjen e parë, Vllaznia mposht Partizanin

Futboll

Tirana pëson humbjen e parë, Vllaznia mposht Partizanin

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 11:41
Pamje nga ndeshja

Pas finales së Kupës, është rikthyer Kampionati Kombëtar i Futsallës, teksa janë luajtur të dielën dhe të hënën ndeshjet e javës së shtatë.

Në takimin e së dielës, Tirana pësoi humbjen e parë për këtë sezon ndaj Flamurtarit.

Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të vlonjatëve.

Pavarësisht humbjes, bardheblutë vijojnë të kryesojnë kampionatin, teksa janë në vendin e parë me 18 pikë.

Sakaq, në sfidën e luajtur në kompleksin “Goga Basket” në Durrës, Vllaznia mposhti skuadrën e Partizanit me shifrat 7-6. Shkodranët falë kësaj fitoreje ngjiten në vendin e dytë, me 8 pikë, ndërsa Flamurtari dhe Partizani ndodhen në kuotë të barabartë pikësh, me 7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat